Serie A rrezikon ndërprerjen përfundimtare, ja kush shpallet kampion në Itali

Kampionati italian i futbollit është futur në një krizë të madh pasi shumë ndeshje të javës së 25 dhe 26 nuk janë zhvilluar për shkak të Coronavirusit.

Marketing

Madje referuar mediave italiane Serie A rrezikon edhe të mos zhvillohet duke u ndërprerë përfundimisht duke mbetur pezull ndeshjet e mbetura në elitën e futbollit apenin. Nëse e marrim të mirëqenë faktin se Serie A do të ndalej në këtë moment atëherë kampion do të shpallej Juventusi.

Kjo për shkak se do të merren parasysh pikët e grumbulluara deri në javën e 24-t, kur të gjitha ekipet kishin një numër të barabartë ndeshjesh. Atëherë bardhezinjtë ishin në vendin e parë, Lacio në të dytin dhe Interi me Atalantën plotësonin 4-shen.

Edhe pse shanset janë fare të pakta mundësia ekziston por sërish fati i buzëqesh “zonjës së vjetër” e cila duket e destinuar për të fituar gjithnjë në Itali.