Sërish tmerr në një shkollë në Beograd, e mitura godet me thikë një nxënëse dhe mësuesen

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi, ku se një 15-vjeçare ka goditur me thikë një nënëse dhe një mësuese.

Marketing

E mitura, e cila ka qenë nxënëse në shkollë private Ruđer Bošković në Beograd, ka goditur me thikë një nxënëse dhe një mësuese. Kjo e fundi u godit pasi u përpoq që të ndalonte sulmin.

Sipas mediave serbe, të plagosurit nuk janë në gjendje të rëndë, por po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga informacionet bëhet me dije se autorja e ngjarjes ka përdorur një thikë kuzhine për të plagosur të tjerët.

Menjëherë pas ngjarjes, shkolla u evakuua dhe 15-vjeçarja u arrestua nga forcat policore.

Kujtojmë se jo më larg sesa dje, një tjetër i mitur ka vrarë me armë zjarri tetë nxënës dhe një roje në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”.

Sipas të dhënave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, djali i dyshuar për krimin ndodhet në një vend të posaçëm, dhe do të vendoset në një pjesë të veçantë të klinikës për neuropsikiatri.

Duke qenë se K. K. nuk ka mbushur moshën 14 vjeç, sipas ligjit aktual, ai nuk mund të mbajë përgjegjësi penale./