Ballina Lajme Kosovë Sërisht rritje rastesh me Kovid 19 në Kosovë

Sërisht rritje rastesh me Kovid 19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 11 563 testime nga të cilat 2 943 kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Marketing

Në 24 orët e fundit e ka humbur betejën me koronavirusin një qytetar kosovar.

Autoritetet shëndetësore kosovare kanë njoftuar se 317 persona janë shëruar ndërsa mbeten aktiv me Covid-19 edhe 12 396 persona.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 799,939 persona apo rreth 44 %.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Deri më tani në Kosovë janë dhënë mbi 1.7 milion doza vaksinë anti-Covid.

Exit mobile version