Serwer: Kosova duhet të shmangë çdo marrëveshje që rrezikon shtetësinë e saj

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, i ka thënë Zërit të Amerikës se dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj ishte veprim i duhur i tij, që ka hapur rrugën për zgjedhje të reja në Kosovë.

Marketing

Sipas tij, zhvillimet pas kësaj dorëheqjeje do të shtyjnë bisedimet me Serbinë dhe Kosova duhet të punojë për të siguruar një pozitë më të mirë në bisedime dhe për të shmangur ndonjë marrëveshje që do të rrezikonte shtetësinë e saj, transmeton Klan Kosova.