Setien: Do të doja të shihja edhe 43 ‘Clasico’ të tjera të Messi

Quique Setien ka dhënë disa komente lidhur me Lionel Messi dhe rekordin që ai do të shënojë në ‘El Clasico’.

Marketing

Messi, në vizitën e Barcelonës në ‘Santiago Bernabeu’ do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në një ‘El Clasico’, nga skuadra e Barcelonës.

Lidhur me këtë rekord ka folur Quique Setien, i cili ka thënë se do të dëshironte ta shihte argjentinasin edhe në 43 klasike të tjera.

“Ne do të donim ta shihnim atë tek luan edhe 43 herë të tjera në ‘Clasico’” ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Thotë shumë. Nuk i di statistikat në aspektin e eficiencës, por ai është shumë i rëndësishëm për ne. Shpresoj që ai të marrë avantazhin e një loje të madhe dhe të na ndihmojë për fitoren” ka thënë tutje trajneri.

Messi do të thyej rekordin që mbahet nga ish shoku i tij i skuadrës, Xavi Hernandez.

Marketing