Sevija-Inter/ Fantastik De Jong, spanjollët barazojnë sfidën

Starton finalja e shumëpritur e Europa Legaue Sevilja Inter. Tifozët e Interit më në fund pas 10 vitesh do të jetojnë një mbrëmje emocionuese në Europë.

Marketing

Nga finalja e Madridit në finalen e Këlnit. Kjo është e dhjeta për historinë e skuadrës zikaltër, ndërsa Konte dhe Lopetegui do të luajnë të parën në Europë. Romelu Lukaku ka shansin e artë që të barazojë Fenomenin Ronaldo, por edhe ta parakalojë atë, ndërsa Konte të thyejë tabunë europiane dhe të marrë trofeun e parë.

Skuadra e Interit ka kaluar në epërsi kundër Sevillës shumë herët.

Interi ka shënuar që në minutën e pestë pas një kundërsulmi ku u shkaktua penallti në Lukakun.

Spanjollet barazonje gjithcka ne minuten e 12 me De Jong, Inter Sevilla 1-1

FORMACIONET ZYRTARE:

SEVILJA: Bounou, Karles, Kounde, Navas, Reguilon, Fernando, Banega, Xhordan, Okampos, Suso, De Jong.

INTER: Handanoviç, Bastoni, De Vraj, Godin, Brozoviç, Dambrozio, Jang, Galjardini, Barela, Lautaro, Lukaku.