Ballina Aktuale Shabani dhe Salihu diskutojnë mundësit e bashkëpunimit rajonal

Shabani dhe Salihu diskutojnë mundësit e bashkëpunimit rajonal

Gjatë ditës së sotme, delegacioni nga Republika e Kosovës i përbërë nga përfaqësues të ndërmarrjeve regjionale për pastrim “Pastrimi”-Prishtinë dhe “Eko Regjioni”-Prizren nga Republika e Kosovës si dhe shoqata për pastërti dhe ambient të Kosovës “Pamkos”,realizuan vizitë pune në NP ,,Higjiena Komunale’’- Shkup.

Marketing

Në këtë takim mysafirët nga Republika e Kosovës kishin mundësinë të vizitojnë sektorin e shërbimeve për punë teknike operative me lokacion në auto-bazën e Ndërmarrjes , si dhe qendrat për selektim të mbeturinave në Karposh dhe Vardarishte ku u njohën nga afër me proceset e punës në segmentin e grumbullimit, transportit dhe selektimit të mbeturinave.

Drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani dhe drejtori i KRM “Pastrimi”-Prishtinë, Femi Salihu, diskutuan mundësitë për bashkëpunim rajonal dhe theksuan nevojën për shkëmbim sa më të shpeshtë të përvojave në qëllim të përmirësimit të cilësisë së punës dhe funksionimit të kompanive.

Exit mobile version