Shabani në Strugë dhe Ohër: MASH,Vetëqeverisjet Lokale dhe kompanitë së bashku krijojnë drejtime që i kërkon tregu i punës

Me kryetarët e komunave dhe kompanitë diskutuam se cilat drejtime mungojnë dhe për mundësitë e tyre që të hapen paralele në shkollat e mesme profesionale. Fuqimisht besojmë se përmes këtij dialogu të përbashkët dhe social  do t′i identifikojmë nevojat dhe do mundemi t′i përgjigjemi kërkesave të kompanive, por edhe të krijojmë arsim profesional i cili do të krijojë kuadër të nevojshëm për sektorin real, theksoi zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani pas takimeve të punës në Strugë dhe Ohër.

Marketing

“ Ministria e Arsimit dhe Shkencës tani më ka realizuar  analizë e cila na jep një pasqyrë të qartë për drejtimet ekzistuese të cilat i ofrojnë shkollat, harmonizimin e tyre me nevojat e kompanive dhe gatishmërinë për bashkëpunim të  kompanitë me shkollat e mesme profesionale në nivel lokal. Nga 450 kompani në tërë vendin, madje 85% janë të gatshëm të bashkëpunojnë me shkollat e mesme profesionale dhe të pranojnë nxënës për mësim praktik, gjë e cila është shumë e rëndësishme për krijimin e një  kuadrit profesional cilësor “ theksoi Shabani.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës këto takime i organizon nën moton “ Mëso me mençuri dhe puno me profesionalizëm” dhe me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës.

Drejtimet për të cilat do të konfirmohet nevoja, do të hapen për regjistrimin  e nxënësve në shkollat e mesme profesionale në vitin shkollor 2021/2022.

Formimi  i paraleleve me mësim dual si dhe mundësia që  një periudhe e caktuar e arsimit të kalohet në kompani, ndërsa pjesa tjetër në shkollë ku do të rezultojë me fuqi punëtore të kualifikuar dhe të motivuar, e cila korrenspondon me nevojat e tregut të punës.

 

Marketing