Shaip Kamberi: Krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, do të krijonte një precedent të rrezikshëm në rajon

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se krijimi potencial i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, do të krijonte një precedent të rrezikshëm në rajon.

Marketing

Kamberi tha para takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se çdo e drejtë që i jepet komunitetit serb në Kosovë, duhet ti jepet edhe komuniteti shqiptar në Serbi.

“Çështja e Luginës së Preshevës duhet të trajtohet, sepse precedenti i cili po tentohet të ndërtohet, duke ndërtuar një pakicë të plotfuqishme, në një pjesë të Ballkanit Perëndimorë, është një precedent i rrezikshëm për paqen dhe nuk jep garancione se marrëveshja eventuale e arritur mes dy shteteve do të krijojë një paqe të qëndrueshme”, tha Kamberi për Klan Kosova.

“Kërkesa jonë është për ndërtimin e një simetrie në të drejta, pra niveli i të drejtave që duhet të realizohen do të duhet të jetë identik me atë që kanë serbët në Kosovë. Se cilat do të jenë instrumentet përmes së cilëve do të realizohen ato të drejta, është një temë e diskutimit në të ardhmen”, u shpreh deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi tha se nuk mund të ketë sukses pa një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke

Marketing