Ai tha se projekti i tyre ka kërkuar kohë për çka ka vonesa, por pason krijimin e kurrikulave të reja për këto klasa, dhe sipas tij, ato janë në përputhje me planin për reformën me faza të arsimit fillor.
“Javën e ardhshme ose siç thash gjatë kësaj fundjave, pasi kompania e cila po printon, po bën plane se si do t’i shpërndajë nëpër komuna. Unë jam i sigurtë se 70 për qind e teksteve për nxënësit në klasë të parë, tash nuk mund t’i di pasi janë dy lloj procedura, njëra kur miratohet, ku ka ankesa, ka baza ligjore, por 70 për qind e tekseteve fëmijët do t’i kenë gjatë javës së ardhshme”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
Me ndryshimet e reja ligjore, ministri Shaqiri tha se do të eleminohen edhe përmbajtjet tekstuale në ato libra ku ka pasur fyerje mes etnive apo përmbajtje me urrejtje.
“Me ligjin aktual nuk na lejohen ndalesa, por me ndryshimet e reja ligjore ku do të vendosen edhe vonesat e librave, do ta kemi domosdoshmëri. Do ndryshojmë ligjin për libra shkollor, ta hapim këtë proces, dhe të mundet çdokush të konkurojë dhe me ndryshimet e reja do të shohim edhe masat disiplinore për ato recenzent dhe ato autorë të cilët bëjnë këto elemente, sepse një recezent që ka lejuar, për mendimin tim dhe që e kam diskutuar me Këshillin Nacional për Arsim dhe Kabinetin tim, të suspendohet dhe të mos jetë më recenzent”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
I pyetur për abetaren e inifikuar, ministri tha se Byroja për Arsim e ka miratuar të njejten që të përdoret edhe te ne. Për t’u vendosur në përdorim e njejta, sipas Shaqirit, duhet të gjindet mundësi ligjore dhe financiare për furnizim. Pas mbledhjes ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë e cila mbahet sitën e hënë, Shaqiri pret që kjo procedurë të lehtësohet.
“Nga aspekti pedagogjik Abetarja është e lejuar dhe e futur në procesin edukativo-arsimor. Gjëja tjetër e cila e ndalon, unë po shoh mundësitë ligjore për t’a furnizuar, për t’a blerë, sepse e kemi ligjin për tekste shkollore sipas të cilit ne e kemi obligim ligjor dhe kushtetues që ato tekste duhet t’i sigurojmë falas. Nga ana tjetër, materialet të cilat lejohen si material shoqërues i tekstit bazë, kanë mënyrë tjetër të furnizimit. Edhe sa kohë duhet që kjo të zgjidhet? – Ju e dini se tash e kemi edhe mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive që do të jetë ditën e hënë, kam pasur komunikim Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe në një bashkëpunim ndështetëror, një marrëveshje të cilën duhet ta lidhim, do të vijë numri total i të gjitha abetareve në vendin tonë”, deklaroi ministri i MASH, Jeton Shaqiri.
I pyetur se nëse ka datë kur përfundimisht abetarja e unifikuar vjen edhe te ne, ministri u përgjigjë se një datë të saktë nuk ka.
Sa i takon krizës energjetike, ai tha se pos ndihmës qeveritare, komunat gjegjësisht shkollat do të ndihmohen edhe me bllok-dotacione nga MASH që sa më lehtë ta tejkalojnë periudhën dimërore dhe procesi mësimor të vijojë pa pengesa dhe asesi në formën online.