Shaqiri: Arsimi i lartë cilësor krijon gjenerata që do të mund të përballen me sfidat e epokës së re

Të gjithë ne këtu, ndërsa besoj se i gjithë vendi ynë dëshiron të përjetojë krenarinë e të pasurit institucion të arsimit të lartë në pozicion të lartë në listën globale të renditjes së universiteteve më të mira në botë. Edhe pse kjo nënkupton konfirmim të politikave të shëndosha institucionale për zhvillimin e arsimit të lartë si dhe verifikimin e angazhimeve të vetë institucioneve të arsimit të lartë për një proces cilësor mësimor-shkencor, më e rëndësishme është që universiteti i tillë apo universitetet do të krijojnë breza qytetarësh akademikë që do të jenë në gjendje të përballojnë sfidat e epokës së re, të cilët do të jenë liderë të revolucionit të katërt industrial dhe do të jenë kapital i vlefshëm njerëzor që do të investohet në zhvillimin dhe mirëqenien më të shpejtë të shtetit.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në shënimin e përvjetorit të themelimit të Këshillit kombëtar për arsimin e lartë dhe kërkimit shkencor, i cili si organ i pavarur profesional punon për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë, intensifikimin e kërkimit shkencor dhe inkurajimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Marketing

Arsimi i lartë cilësor është një nga prioritetet e Qeverisë. Kjo është për shkak të faktit të rritjes së buxhetit të shtetit për kërkimin shkencor dhe orientimit të pjesës më të madhe të mjeteve për financimin e projekteve kërkimore-shkencore, pajisjen e laboratorëve dhe sallave klinike, gjegjësisht planifikimin, financimin e programeve dhe granteve të arsimit të lartë. Sigurimi i përfitimeve shtesë për studentët dhe punonjësit kërkimor-shkencorë, mundësia për bursa dhe në përgjithësi mbështetja e kujdesit sistematik për arsimin e lartë është mënyra e duhur për ta ngritur arsimin tonë të lartë në lartësitë më të mira akademike europiane, u shpreh Shaqiri.
Jam i bindur u shpreh ministri, se në periudhën e ardhshme, si Këshill, do të jepni kontribut të denjë në përgatitjen e Programit kombëtar të arsimit të lartë, si dhe në mendimin dhe propozimet tuaja për hartimin e Dekretit për masat dhe kriteret për financimin e arsimit të lartë dhe të Programit kombëtar të veprimtarisë kërkimore shkencore.
Këshilli Kombëtar është i obliguar që një herë në vit të informojë Kuvendin dhe Qeverinë për masat, zgjidhjet dhe rekomandimet e propozuara që ka dhënë për përmirësimin e veprimtarisë së arsimit të lartë. Është formuar në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe përbëhet nga 15 anëtarë – 12 profesorë, dhe nga një anëtar nga AMSHA, komuniteti i biznesit dhe studentët.

Marketing