Shaqiri: Do të formohet Agjencia për digjitalizim të shoqërisë dhe TI mbështetje të institucioneve

Ka filluar përgatitja e Ligjit për agjenci digjitale, e cila do të formohet gjatë vitit 2021, si institucion qendror për zbatim të procesit të digjitalizimit në shoqëri, por edhe mbështetje të plotë TI për institucionet shtetërore.

Marketing

“Agjencia digjitale është domosdoshmëri e sektorit tonë publik dhe unë jam plotësisht i përkushtuar që atë proces ta kryesoj dhe pres mbështetje maksimale nga Qeveria në financimin e atij procesi. Këtu bën pjesë edhe projekti për kllaud sistem shtetëror, të cilin gjithashtu unë tashmë jo vetëm që e inicova, por kontribuuam dhe projekti përfundoi në 100 ditët e para para donatorëve nga BE-ja si një  nga projektet prioritare, me të cilin duhet të garantojmë një vend qendror, qendër shtetërore në të cilën do të vendosen të gjitha sistemet e sektorit publik”, tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri gjatë llogaridhënies për 100 ditët e punës së Qeverisë.

Shteti, potencoi ai, duhet t’i sendërtojë kapacitetet optike të rrjetit me qëllim të shfrytëzimit të teknologjive më modern dhe TI zgjidhjeve, si dhe përgatitje për zgjidhejt e ardhshme të cilat tashmë do të fillojnë të zbatohen edhe tek ne, kështu që nuk guxojmë të kemi “TI rrugë” të këqija. Ato projekte, meqenëse janë të mëdha dhe shumë të shtrenjta, do të implementohen me ndihmë të fondeve nga Banka botërore dhe Korniza investuese e Ballkanit Perëndimor, si dhe instrumenti IPA I BE-së dhe tashmë po përgatitet dokumentacioni, përkatësisht disa prej tyre janë dorëzuar në vlerësim, informoi ministri.

Me IPA projektin për përmirësim dhe zgjerim të shërbimeve elektronike qeveritare dhe publike që filluan në shtator të këij viti grupet e punës I hartuan institucionet ku do të zhvillohen regjsitrat dhe shërbimet e reja elektronike, indentifikim të shërbimeve, ndërsa është bërë edhe dinamika për zbatimin e tyre.

Ai kumtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në përdorim janë lëshuar shërbime të reja elektronike, siç janë shërbimet për nostrifikim të diplomave, si projekt permes Ambasadës britanike. Po punohet edhe në integrimin e shërbimeve të reja të portalit nacional të shëbimeve elektronike, siç janë aplikacionet për bursa studentore dhe të nxënësve, regjistrime në shkolla, regjistrime në kopshte dhe aplikacioni për grant për rinovim të shkollave.

Qendra për siguri kibernetike është domosdoshmëri e kohës moderne, tha ministri dhe paralajmëroi se MSHIA në periudhën në vijim do të veprojë sipas Strategjisë për siguri kibernetike me qëllim të hartimit të tërë infrastruktures kritike në nivel të shtetit si dhe mundësisë për themelim të trupit operativ apo institucionit i cili do ta trajtojë këtë problematikë, ndërkaq i cili nuk do të jetë pjesë e agjencisë digjitale.

Gjatë llogaridhënies ai informoi edhe se kanë filluar aktivitetet për prëgatitjen e Strategjisë për të dhëna të hapura dhe paralajmëroi se ajo do të finalizohet në vitin e pare të mandatit, ndërkaq foli edhe për aktivitetet për përgatitjen e ligjeve për reformë të administrates publike. Në bazë të revizionit në tetor të këtij viti është vendosur që propozim-tekstet e ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për nëpunës administrative dhe Ligjin për të punësuar në sektorin publik të tërhiqen, ripunojnë dhe të propozohen të rinj.

Lidhur me përmirësimin e cilësisë së menaxhimit, dërgesës së shërbimeve cilësore për qytetarët permes punës transparence, inkluzive dhe me përgjegjësi, siç tha, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në 100 ditët e para e lëshoi në përdorim Portalin për Partneritet të hapur qeveritar.

Marketing