SHAQIRI: Formimi i grupit të punës për përgatitje të Strategjisë nacionale për inteligjencë artificiale

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me: Formimin e grupit të punës për përgatitje të Strategjisë nacionale për inteligjencë artificiale, informon GAZETA.MK

Mundësojmë transformim digjital të industrisë

Marketing

Pas konsultave të kryera me një numër të madh të kompanive nga industria e TIK-ut (Teknologjive të informacionit dhe komunikimit), në seancën e djeshme Qeveria solli përfundim për formim të grupit të punës për përgatitje të Strategjisë nacionale për inteligjencë artificiale, dhe e udhëzoi Fondin për inovacion dhe zhvillim teknologjik të sigurojë nominime për anëtarë të grupit punues për përgatitje të Strategjisë nacionale për inteligjencë artificiale.

Përgatitja e Strategjisë buron nga angazhimi i Qeverisë për planifikim strategjik afatgjatë dhe strategjia duhet të shihet si pjesë e planit për zhvillim ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pjesë e Strategjisë nacionale për zhvillim 2021 – 2041.

☑️Nisma
për krijimin e Strategjisë kombëtare për inteligjencën artificiale ka për qëllim mundësimin e transformimit digjital të të gjithë industrisë, do t’u mundësojë kompanive të kapërcejnë sfidat me të cilat përballen dhe do të krijojë mundësi për zhvillimin e inteligjencës
artificiale nga kompanitë.