Shaqiri-Jankullovski: Investimi në arsimin e lartë është prioriteti ynë kryesor

Investimi në arsim cilësor në të gjitha nivelet, përfshirë edhe arsimin e lartë, është prioritet
kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe
Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e tij me Nikolla Jankullovskin, rektor i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Marketing

Në takimin e parë të punës, Shaqiri dhe Jankullovski biseduan për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit në fushën e politikave të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si në fushën e arsimit, sigurimin e kuadrove cilësore, ashtu edhe në fushën e veprimtarisë kërkimore- shkencore.

Ministri në takim theksoi se arsimi i lartë është baza e zhvillimit dhe prosperitetit të vendit,
sepse për rritje ekonomike dhe një shtet të fortë na nevojitet kuadër i arsimuar mirë. Por, për një arsim cilësor i cili do të krijojë këto kuadro, na duhen profesorë të motivuar dhe të
përgatitur mirë, të cilët vlerësohen dhe e duan punën e tyre

Ministri i Arsimit dhe Shkencës gjatë periudhës në vazhdim do të vazhdojë komunikimin
intensiv dhe të drejtpërdrejtë me institucionet e arsimit të lartë për t’u njohur me sfidat dhe nevojat e universiteteve, sepse puna e tyre është me interes të lartë shoqëror.

Marketing