Ballina Lajme Maqedoni Shaqiri: Orët do të kompenzohen, ku kishte kërcënime për bomba

Shaqiri: Orët do të kompenzohen, ku kishte kërcënime për bomba

Orët e humbura nëpër shkollat ku kishte paralajmërime për bomba do të kompensohen, por ende nuk është definuar mënyra se si. I pyetur në emisionin “Argument” se a mund ta llogarisim si vit të plotë dhe a do të përfundojë më 10 qershor viti shkollor, ministri Shaqiri pa përgjigje konkrete. Fillimisht do të analizohen se cilat shkolla sa orë kanë humbur dhe pastaj do të merret vendimi, edhe pse sipas tij më e pëlqyeshme do të ishte që mësimi të kompensohet me orar të zgjatur.

Marketing

“Ka brenda qytetit të Shkupit që në këto ditë mund të ketë pasur një shkollë vetëm pesë herë paralajmërime, por ka shkolla që kanë pasur edhe 20 herë paralajmërime, në qoftë se mund të arrijë të kompensojë dhe nuk ka kompensuar brenda kësaj kohe, do të vlerësohet. Por, duhet ta kuptoni edhe faktin që vendimi për të ndryshuar kalendarin shkollor sillet brenda ligjit dhe duhet t’i takojë të gjithë territorit të vendit dhe ju e dini që në shumicën e qyteteve nuk kanë pasur paralajmërime, kanë vazhduar me proces normal, kanë realizuar programin dhe në qoftë se do të mund ta realizojnë brenda afatit afatit shkollor duke punuar jashtë orarit.”, – deklaroi ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.

Exit mobile version