Shaqiri për librin e historisë: A jeni dakord që fëmija juaj të fillojë nesër mësimin me këtë kopertinë

Ish-ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri ka reaguar duke publikuar kopertinën e librit të historisë, ndërkohë që pyeti “A jeni dakord që fëmija juaj të fillojë nesër mësimin me këtë kopertinë?”. Shaqiri tha se, libri me të cilin do të mësojnë nxënësit, vjen që siç thotë, hoqi nga përdorimi librin e mëparshëm për shkak të përmbajtjes së tij ofenduese.

Marketing

“A jeni dakord që fëmija juaj të fillojë nesër mësimin me këtë kopertinë?

Servilat ndoshta po, por prindërit që duan një edukim të drejtë për fëmijët e tyre duhet ta mendojnë dy herë.

Kujtojmë se ky libër vjen pasi që si ministër hoqa nga përdorimi librin e mëparshëm për shkak të përmbajtjes së tij ofenduese.

Ndërsa për atë se çfar përmbajtje ka libri, edhe për atë do shkruajm!!

Të legjitimuarit e Vmro-së Vlenin nuk i pyet kush … ashtu edhe siç pritej këto pranojnë çdo gjë që servohet nga padronët e tyre në dëm tonin.

Pa pik turpi kan vendosur në program diçka të tillë.

* Ata që nuk turpërohen për humbjet e tyre dhe vazhdojnë të qëndrojnë pa ndonjë ndjenjë përgjegjësie janë të pa përgjegjshëm”, tha Shaqiri.  https://www.facebook.com/share/p/GoX57CKMqgxXzk9z/?mibextid=oFDknk