Shaqiri refuzon Zvicren për Liverpool-in

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator që kjo kombëtare i zhvillon ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit.

Marketing

Në listën e futbollistëve mungon emri i futbollistit kryesor të skaudrës, anëtarit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Sipas faqes zyrtare të ekipit kombëtar, ylli kosovar nuk është ftuar pasi ka vendosur që të fokusohet më shumë në stërvitjet me klubin anglez.

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në dispozicion për kualifikuesit për Kampionatin Evropian kundër Irlandës dhe kundër Gjibraltarit. Ndërkombëtarja ka vendosur, duke pasur parasysh situatën e tij aktuale, mos ta ftojë atë dhe të përqendrohet plotësisht në klubin e tij Liverpool”, thuhet në njoftimin e kombëtares zvicerane.

Shaqiri ka pasur vazhdimisht probleme me lëndime ndërsa nuk ka mundur të gjejë një vend në formacionin bazë tek ekipi i Liverpoolit.

Përpos që nuk po gjen vend në formacion, Shaqiri tashmë ka humbur edhe vendin e rezervave, pasi tashmë Origi është zgjedhja e parë e rezervistëve për Jurgen Klopp.

Marketing