Ballina Aktuale Shaqiri: Shkollat ​​janë të gatshme për mësim me prezencë fizike

Shaqiri: Shkollat ​​janë të gatshme për mësim me prezencë fizike

Ministri i Arsimit i republikës së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri gjatë ditës së sotme qëndroi në Shkollën fillore “Kongresi i Manastirit”, për të parë nga afër fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë të nxënësve me prezencë fizike.

Marketing

Shaqiri me këtë rast apeloi që të respektohen të gjitha protokollet, të ruhet shëndeti dhe të bëhen përpjekje maksimale që ky gjysmë-vjetor ashtu siç filloi edhe të përfundojë me prezencë fizike.

“Siç e dini pas vendimit të parë në të cilin vendosëm që viti i ri shkollor nga data 20 të filloj në datën 1 shkurt, kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë drejtorët e shkollave të arsimit të mesëm dhe fillor. Në periudhën e ardhshme kohore nga ana e ministrisë do të kemi persona të angazhuar të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha drejtoritë e shkollave për të parë ecurinë e procesit edukativo arsimor. Është i rëndësishëm fakti që nga ato klasa që i vizituam, nga ata nxënës me të cilët kam komunikuar, të gjithë janë të lumtur dhe me padurim kanë filluar vitin e ri shkollor me prezencë fizike. Por që kjo të vazhdoj dhe të jetë në kontinuitet, me respektimin e protokolleve të mundohemi të rruajmë shëndetin dhe këtë vite të shkollor ta përfundojmë me prezencë fizike”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Exit mobile version