Sot mbajta takim koordinues me kryetarët e dy komunave, Visar Ganiu dhe Darko Kostovski, pas së cilës sfida me të cilën përballen disa nga nxënësit e Vizbegut, të cilët për shkak të mungesës së objektit shkollor në vendbanimin e tyre mësimin e vijojnë edhe në shkolla të tjera në territorin e këtyre dy komunave, dhe për shkak të ndërprerjes së transportit të organizuar, ditët e fundit individualisht kanë organizuar udhëtimin që të arrijnë në klasat e tyre.
Komuna e Butelit tashmë po financon transportin e organizuar nga Vizbegu në SHFK “Ismail Qemali”, dhe Komuna e Çairit do të vazhdojë të financojë organizimin e transportit për nxënësit nga Vizbegu në SHKF “7 Marsi” deri në fund të vitit shkollor.
Në ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke punuar në zgjidhjen e përhershme, përmes investimit në infrastrukturën arsimore, gjegjësisht ndërtimin e një objekti shkollor krejtësisht të ri, modern në Vizbeg, ku nga viti i ardhshëm shkollor nxënësit nga kjo lagje do të vazhdojnë shkollimin aty dhe nuk do të ketë më nevojë për transport.