Ballina Lajme Botë SHBA do tu dhurojë vendeve tjera 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca

SHBA do tu dhurojë vendeve tjera 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca

Presidenti amerikan, Joe Biden kishte deklaruar ditë më parë se do të ndihmojë vendet e varfra në luftën kundër pandemisë.

I pari i Shteteve të Bashkuara kishte thënë se sapo të ketë vaksina të mjaftueshme në disponim, ato do t’i ndajë me vendet tjera.

Së fundi, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Andy Slavitt ka deklaruar se SHBA-të do të shpërndajnë për vendet tjera 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca.

Marketing

“SHBA do të lëshojë 60 milionë doza Astra Zeneca për vendet e tjera pasi ato të jenë të disponueshme”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter.

Slavitt pohon se aktualisht për momentin shteti amerikan nuk i ka dozat dhe se po punon për sigurimin e tyre.

Ndryshe, Biden i kishte konfirmuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit se do ta ndihmojë vendin tonë me vaksinat kundër coronavirusit.

Marketing
Exit mobile version