Ballina Aktuale ShBA-ja, Gjermania dhe Jordania dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza

ShBA-ja, Gjermania dhe Jordania dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza

GAZA CITY, GAZA - MARCH 15: Planes drop humanitarian aid over northern Gaza as the Israeli attacks and blockades continue in Gaza City, Gaza on March 15, 2024. (Photo by Ali Jadallah/Anadolu via Getty Images)

Gjermania, ShBA-ja dhe Jordania kanë njoftuar se kanë dërguar më shumë ndihma humanitare nga Gaza këtë të shtunë.

Marketing

Gjermania lëshoi katër ton ndihma në Gazën veriore përmes Forcave Ajrore Gjermane, ku u tha se operacioni filloi pasi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, miratoi vendimin që ushtria gjermane të fluturoj mbi Gaza.

Ndihma në Gaza lëshoi edhe ushtria amerikane dhe Forcat Ajrore Mbretërore Jordaneze, të cilat iu ofruan civilëve të prekur nga konflikti më shumë ushqim, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se ndihma amerikano-jordaneze përfshinte oriz, miell, qumësht, makarona dhe ushqim të konservuar.

“Këto fluturime janë pjesë e një përpjekjeje të qëndrueshme dhe ne vazhdojmë të planifikojmë dërgesat ajrore pasuese”, tha ushtria amerikane në një deklaratë.

Exit mobile version