SHBA-ja thotë se Siria mund ta lirojë gazetarin e rrëmbyer amerikan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, që të përdorë fuqinë e tij për të siguruar lirimin e Austin Tice, një AKTUALEr amerikan i rrëmbyer nëntë vjet më parë.

“Ne besojmë se Bashar al-Asad ka fuqi që të sigurojë lirimin e Austin. Unë personalisht jam i angazhuar për të kthyer në shtëpi të gjithë amerikanët që mbahen peng ose janë ndaluar padrejtësisht jashtë vendit”, tha Blinken përmes një deklarate.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ndihmën e zyrtarëve sirianë për gjetjen e AKTUALErit Tice dhe amerikanëve të tjerë të zhdukur.

Marketing

Tice u zhduk pasi u arrestua në një pikë kontrolli pranë Damaskut më 14 gusht 2012. Ai ishte fotoreporter i pavarur që punonte për Agjencinë France-Presse, McClatchy News, The Washington Post, CBS dhe media tjera.

Një muaj pas zhdukjes ai u shfaq me sy të lidhur duke u mbajtur nga një grup i paidentifikuar i njerëzve të armatosur. Që nga ajo kohë nuk ka më informacione për fatin e tij.

Vitin e kaluar, administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump dërgoi një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë në Damask për të kërkuar lirimin e Tice dhe Majd Kamalmaz, një mjek siriano-amerikan i cili u zhduk në një pikë kontrolli në shkurt të vitit 2017.

Misioni nuk dha asnjë rezultat.

Thirrjet amerikane bëhen pavarësisht mungesës së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Sirisë. Uashingtoni ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të izoluar Asadin. Forcat qeveritare të tij kanë rimarrë kontrollin e shumicës së territorit pas një lufte të përgjakshme civile.

Më shumë se 380.000 njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë zhvendosur në luftën që ndihmoi në krijimin e grupit ekstremist të Shtetit Islamik dhe shkaktoi një krizë migracioni në vendet e Bashkimit Evropian./REL

WWW.AKTUALE.MK