SHBA, lirohet pas 33 vjetësh burg për një dënimi të gabuar

Një 55-vjeçar është shfajësuar dhe liruar pasi kaloi 33 vjet burg për shkak të një dënimi të gabuar për një tentativë vrasjeje në vitet e 90’ta.
Prokurori i qarkut Los Angeles, George Gascon, në një konferencë për media tha se Daniel Saldana dhe dy të tjerë u dënuan nën akuzat për “vrasje në tentativë, me dashje dhe me paramendim, si dhe për të shtëna” në një automjet që transportonte gjashtë nxënës të shkollës së mesme në vitin 1990.

Marketing

Sipas një deklarate nga zyra e prokurorit, sulmuesit ngatërruan adoleshentët me anëtarët e bandës dhe hapën zjarr. Dy prej studentëve u plagosën gjatë incidentit, por mbijetuan, ndërsa Saldana u dënua me 45 vjet burgim.

“Pas një shqyrtimi të plotë të provave, ne kemi përcaktuar se Daniel Saldana u dënua gabimisht për disa akuza për tentativë për vrasje. Dhe kjo është dita që ne shpallim publikisht zotin Saldana se është një njeri i pafajshëm”, tha Gascon.

Avokati Michael Romano, i cili ndihmoi Saldana-n dhe familjen e tij gjatë procedurave të shfajësimit, falënderoi zyrtarët dhe organet e zbatimit të ligjit për “punën e tyre të palodhur dhe përkushtimin në kërkimin e së vërtetës rreth asaj që ndodhi në të vërtetë më shumë se tre dekada më parë”.

“Është zhgënjyese të dish se një zëvendës prokuror i qarkut ishte i informuar për këtë informacion mbi gjashtë vjet më parë në një seancë dëgjimore për lirimin me kusht, por nuk arriti ta nxirrte atë në dritë”, tha Romano, i cili është drejtor i projektit ‘Tre goditje’ të Shkollës Juridike të Stanfordit, një zyrë e ndihmuar nga studentët e drejtësisë për t’i dhënë fund burgimit të gjatë të atyre që janë dënuar për vepra të lehta sipas ligjit ‘tre goditje’ të vendit.

Sipas deklaratës, një seancë dëgjimore e lirimit me kusht në vitin 2017 zbuloi se Saldana “nuk ishte i përfshirë në të shtënat dhe nuk ishte i pranishëm”.Kur u dënua me 45 vjet burgim, Saldana ishte 22-vjeç dhe punonte si punëtor ndërtimi.Nga ana e tij, Saldana tha se, “Jam vetëm mirënjohës që jam gjallë çdo ditë”.

Duke theksuar se çdo ditë në burg ka “luftuar”, Saldana tha se, “Çdo ditë zgjohesh duke e ditur se je i pafajshëm. Zgjohesh dhe jam i mbyllur këtu në një qeli dhe bërtas për ndihmë dhe nuk e di sistemin ligjor ose nuk kam burime, para ose diçka të tillë, por thjesht e dija se kjo ditë do të vinte”.

Marketing