SHBA: Negociatat e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur

Qeveria amerikane ka dalë me qëndrim lidhur me pasigurinë rreth fillimit të negociatave qasëse mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, krejt kjo pas Samitit të pasuksesshëm BE- Ballkani Perëndimor që u mbajt së fundmi në Bruksel.

Marketing

Për Uashingtonin, besueshmëria e perspektivës për zgjerimin e BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Konsiderojmë se kredibiliteti i perspektivës së zgjerimit të BE-së është me rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, njoftuan sot për MIA-n nga Departamenti amerikan i shtetit.

Prej atje theksojnë se vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për fillimin e bisedimeve qasëse të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e hodhi poshtë të ashtuquajturin propozim francez në të cilin draft- version për hapjen e negociatave, çështjet bilaterale mes dy vendeve- Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vendosen si kusht për procesin negociues për anëtarësim të vendit tonë në Union.