SHBA/ Polici vret gruan e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një punonjës policie ka vrarë gruan e tij shqiptare dhe 2 djemtë e tyre.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur më 31 Dhjetor 2023 në banesën e çiftit. “The Guardian” raporton se autori, Watson Morgan 49 vjeç, ishte punonjës policie në SHBA. Ai vrau me armë gruan e tij Ornela Morgan (Ornela Rori) 43 vjeç me origjinë nga Korça, dhe dy djemtë e tyre 10 dhe 12 vjeç. Më pas u vetëvra.

Të gjithë trupat e pajetë të familjes u gjetën pasi autori nuk u paraqit në punë në departamentin e policisë së Bronxville.

Policia amerikane e ka konsideruar ngjarjen si vrasje dhe vetëvrasje. Një pistoletë u sekuestrua në vendngjarje

Marketing