SHBA regjistron më shumë se 28,000 raste të reja me COVID-19

SHBA vazhdon të ketë numër të madh të infeksioneve të reja me koronavirus.

Marketing

Të paktën 28.420 raste të reja të koronavirusit dhe 2.231 vdekje u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të enjten, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve të regjistruara në vend tani ka arritur të paktën 1.257.023, me të paktën 75.662 vdekje të lidhura, sipas JHU.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Marketing