SHBA rrezikohet nga fenomeni që ndodh një herë në shekull

Dy stuhi tropikale, Marco dhe Laura, priten të shndërrohen në uragane para se të godasin Luizianën të dielën.

Marketing

Paralajmërimet e uraganit u lëshuan nga Morgan City, Luiziana në grykëderdhjen e lumit Pearl ndërsa dy stuhitë tropikale lëvizin drejt Bregut të Gjirit të Meksikës, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve.

Parashikimet treguan se të dy stuhitë do të jenë së bashku në Gjirin e Meksikës të hënën. Marco pritet të arrijë në bregdetin e Luizianës rreth mesditës dhe Laura do të arrijë në tokë të mërkurën.

Marco aktualisht është duke lëvizur me 20 km/h, 395 milje në jug-juglindje të grykës së lumit Mississippi.

Ndërkohë, Laura është përqendruar rreth 95 milje në lindje të Port-au-Prince, Haiti, mëngjesin e së Dielës, me erëra të qëndrueshme maksimale prej 72 km/h.

Stuhia shkatërroi pemë dhe la më shumë se 200,000 njerëz në Porto Riko pa energji elektrike dhe 100,000 njerëz pa ujë në Republikën Dominikane.

Nëse uraganet përplasen me njëri tjetrin, do të ishte hera e parë që dy uragane janë shfaqur në Gjirin e Meksikës njëkohësisht në të paktën një shekull.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edvard, i kërkoi Presidentit Donald Trump një deklaratë federale emergjente.

Marketing