SHBA sanksione të reja ndaj fëmijëve të Putin dhe familjarëve të Lavrov

BBC shkruan se Shtëpia e Bardhë ka njoftuar sanksione të reja bllokuese kundër një numri anëtarësh të elitës ruse.

Marketing

Gjithashtu sanksione do të ketë edhe për fëmijët e presidentit rus, Vladimir Putin dhe familjarëve të Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.

Një zyrtarë i SHBA tha se ata besojnë se presidenti rus mund të fshehë disa nga pasuritë e tij me anëtarët e familjes.

“Ne kemi arsye të besojmë se Putini dhe shumë nga miqtë e tij dhe oligarkë fshehin pasurinë e tyre, me anëtarët e familjes dhe kanë vendosur pasurinë e tyre në sistemin financiar të SHBA-së, por edhe në shumë pjesë të tjera të botës ”,-tha zyrtari.

“Kjo është arsyeja pse vazhdojnë përpjekjet e koordinuara për të ngrirë pasuritë e tyre dhe për të sekuestruar mallrat e tyre fizike luksoze si makinat, jahtet, shtëpitë e tyre, etj”- vazhdoi ai.

“Ne besojmë se shumë nga pasuritë e Putinit janë të fshehura me anëtarët e familjes dhe kjo është arsyeja pse ne po i synojmë ata”,-tha zyrtari.

Marketing