Ballina Lajme Botë SHBA, shpërthejnë protesta pasi polici vret një person me ngjyrë

SHBA, shpërthejnë protesta pasi polici vret një person me ngjyrë

Një polic të dielën ka qëlluar për vdekje një shofer në Minneapolis në shtetin e Minesotës të SHBA-së, duke çuar në përplasje midis protestuesve dhe policisë, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia tha se kur tentuan të arrestonin një shofer që e ndaluan, ai u kthye te automjeti i tij dhe u largua, raportoi CBS Minnesota. Një nga policët më pas ka qëlluar në drejtim të automjetit, duke goditur për vdekje shoferin.

Pas incidentit, dhjetra protestues filluan të mblidhen në vendin e të shtënave, duke rrethuar selinë e policisë së Qendrës Brooklyn. Forcat e policisë përdorën edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Marketing

Shoferi i vrarë u identifikua si Daunte Wright, 20-vjeçar, nga një grua, Katie Wright, e cila i tha CBS se ajo ishte nëna e viktimës.

Incidenti ndodhi derisa ish-polici i bardhë Derek Chauvin përballet me akuzë për vrasje të shkallës së tretë të njeriut me ngjyrë George Floyd, gjatë arrestimit fatal në maj të vitit 2020.



. .

Exit mobile version