SHBA, tre të vrarë gjatë të shtënave në supermarket

Të paktën tre persona u vranë nga të shtënat në një supermarket Valmart në Duncan, Oklahoma, tha policia.

Marketing

Dy persona u vranë në makinë dhe personi i tretë në parking, sipas shefit të policisë lokale Danny Ford, raporton AP.

Ford shtoi se policia po kërkon dëshmitarë okularë të të shtënave.

Policia lokale tha për USA Today se policia ishte “në vendin e ngjarjes”.

USA Today raportoi më herët, duke cituar burime policore, se sulmuesi ishte në mesin e viktimave.

Shkollat në qytet janë të mbyllura.

Marketing