SHBA vlerëson themelimin e Departamentit për Holokaustin nga ITSHKSH

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin ndërkombëtar për liritë fetare për vitin 2019, përfshi edhe gjendjen në Maqedonia e Veriut. Raport vjetor që i dorëzohet Kongresit, përshkruan statusin e lirive fetare në çdo shtet. Raporti mbulon politikat qeveritare që shkelin besimet fetare dhe praktikat e grupeve, emërtimet fetare dhe liderët fetarë, si dhe politikat e SHBA-së për të promovuar lirinë fetare në mbarë botën. Departamenti i Shtetit dorëzon raportet në përputhje me Ligjin ndërkombëtar për liritë fetare të vitit 1998.

Marketing

Në këtë raport përmendet kontributi i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve për themelimin e Departamentit për Edukim dhe Hulumtim mbi Holokaustin. “Qëllimet e përcaktuara të Departamentit janë mbrojtja e lirisë fetare, promovimi i respektimit të diversitetit fetar dhe inkurajimi i bashkëpunimit ndërfetar si një mjet për të luftuar antisemitizmin”, shkruan në raport.

“Angazhimi ynë serioz në sferën e lirive fetare në Maqedoninë e Veriut, është vlerësuar lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, në raportin e tij të fundit.Krenarë me punën tonë dhe falënderues për mirënjohjen e shtetit mik amerikan! Kjo na obligon që të vazhdojmë edhe më tej përkushtimin tonë në zbardhjen e të vërtetave shkencore historike!”, e ka komentuar vlerësimin që vjen nga DASH, Dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH.

Më tej, në raport gjithashtu janë përmendur edhe çështjet e lirisë dhe tolerancës fetare, përfshirë bashkëpunimin e përmirësuar ndër fetar dhe respektimin e lirivefetare nga ana e Qeverisë dhe trajtimin e barabartë të të gjithë grupeve fetare. Në raportin vjetor të ShBA-së, është thënë se kryesisht në Maqedoninë e Veriut, respektohen të drejtat dhe liritë fetare, si dhe qytetarët nuk hasin në probleme të mëdha në vullnetin e tyre në kryerjen e riteve fetare.