Ballina Aktuale Shefqet Kastrati mban fjalën – deponon 1.5 milionë eurot e premtuara për...

Shefqet Kastrati mban fjalën – deponon 1.5 milionë eurot e premtuara për të prekurit nga tërmeti

Ashtu siç pati premtuar, pak ditë pas goditjes së rëndë që një tërmet i fuqishëm i dha Shqipërisë, biznesmeni Shefqet Kastrati ka deponuar 1.5 milionë euro në fondin për të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore.

Marketing

Presidenti i kompanisë Kastrati premtimin e dhënë për ndihmë financiare, përveç heqjes së tarifës në Rrugën e Kombit për të gjitha ndihmat humanitare, e ka realizuar akoma pa u mbushur dy javë. Në adresimin e tij, ai pati theksuar që i “tronditur thellësisht” nga pasojat e rënda të tërmetit, që ka marrë 52 jetë njerëzish, ka vendosur që të ndajë “1.5 milionë euro, që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak”.

Biznesmeni Kastrati madje pati deklaruar se e vetmja arsye e bërjes publike të vendimit për t’i ndihmuar financiarisht të goditurit nga tërmeti është që t’u bëjë thirrje atyre që kanë të japin për ata që kanë humbur gjithçka.

Exit mobile version