Shefqet Krasniqi për fotografitë duke gatuar në kuzhinë: E kam pasion, e bëj shumë me qejf

Imami Shefqet Krasniqi ka komentuar edhe një herë deklaratën e tij se gratë e kanë vendin në kuzhinë.

Marketing

Ai teksa ka komentuar disa fotografi ku shihet duke gatuar ka thënë se gatuan me shumë qejf për shoqërinë e tij.

Krasniqi thotë se gatimin e bën me qejf, dhe se ushqimi i preferuar për të gatuar është flia.

“Unë këto punë i bëj me qejf dhe kam dëshirë që sidomos kur jam me shokë, unë të jem në kuzhinë. E kom pasion dhe e bëj me qef. Flinë e bëj më me qef. Me punu në kuzhinë dhe çdo sen që e bën njeriu që është në shërbim të njerëzve është ibadet”, tha ai në emisionin Libero.