Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska bashkë me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Bërnz, sot në poligonin e armatës “Krivollak” do t’i vizitojnë pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të forcave të armatosura të SHBA-së, të cilët bashkërisht punojnë në ndërtimin e përmbajtjeve të reja të poligonit, para fillimit të ushtrimit ndërkombëtar “Goditja vendimtare 21”.
Ushtrimi “Goditja vendimtare 21” do të realizohet në periudhën prej 17 maj deri më 2 qershor në PA “Krivollak” dhe në të është paraparë që të marrin pjesë rreth 2.000 pjesëtarë të armatave të SHBA-së, Greqisë, Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deri në vetë fillimin e ushtrimit do të realizohen disa aktivitete inxhinierie, gjegjësisht rregullim të poligonit “Krivollak” që do të mundësojë realizim pa pengesa të aktiviteteve ushtruese.