Shekerinska dhe Dimitrovi në takim me Bërnz dhe Zhbogar për opsionet e mundshme politike për ruajtjen e kursit eurointegrues

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe koordinatori kombëtar për integrime evropiane Bojan Mariçiq, sot realizuar takim me ambasadorin e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar dhe ambasadoren e SHBA-së, Kejt Bërnz, në të cilin folën për rezultatet e zgjedhjeve, duke përfunduar se ato u realizuan me sukses dhe paraqesin konfirmim të madh për rrugën evropiane dhe euroatlantike.

Marketing

Bashkëbiseduesit, siç bëri të ditur MPJ, kanë biseduar për ambientin pas zgjedhjeve dhe opsionet e mundshme politike për ruajtjen e kursit eurointegrues.

Ata janë marrë vesh se imperativi i qeverisë së ardhshme duhet të jetë vazhdimësia në atë rrugë, si dhe përkushtimi i sundimit të së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe reformat e mëtutjeshme.