Shekerinska: E kthyem shtetin në normalitet, vazhdojmë të luftojmë për atë që e dëshirojmë

Zëvendës kryetarja e LSDM-së dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, sot mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Një Ballkan drejtë BE-së”.

Marketing

Në fjalimin e saj në panel – diskutimin, kushtuar përfitimeve të BE-së nga integrimi i Ballkanit perëndimor, e theksoi optimizmin për inkuadrimin drejt Unionit dhe përkushtimin e LSDM-së dhe Qeverisë në plotësimin e këtij qëllimi strategjik.

“Kemi arritur ta kthejmë shtetin në normalitet dhe ta ndryshojmë në drejtim pozitiv pjesën e lirisë së mediumeve, transparencën, pozitën e grave. Kemi arritur ta rrisim rrogën minimale, kemi hapur 60.000 vende të reja të punës, u bëmë pjesë e NATO-s”, tha Shekerinska.

Forcat progresive, potencoi ajo, treguan se mund ta ndryshojnë realitetin dhe se mund të fitojnë edhe kur luftojnë kundër armikut të fuqishëm.