Shekerinska: Edhe në ‘bomba’ vërehet dallimi mes nesh dhe VMRO-së

Në rrjetet sociale është publikuar një përgjim për të cilin “El Cheka” thotë se dëgjohet zëri i zv/kryeministres dhe ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ish kolegu i saj, zv/kryeministri për integrime Fatmir Besimi. Bëhet fjalë për bisedë e viti 2013 kur gjatë zgjedhjeve lokale, pretendohet se dëgjohet zëri i ministres për mbrojtje duke kërkuar nga Besimi që Subhi Jakupi nga KSHZ të votoj në mënyrë principiele në lidhje me votimet në Qendër dhe Kumanovë.

Marketing

Në këtë bisedë ajo thotë se vendimtare është vota e bashkpartiakut të tij dhe nëse ka rinumërim në vendet ku ka fituar opozita, kjo do të kërcënoj raportin për Maqedoninë dhe do të sjellë krizë të re, ngase opozita do të largohen nga Kuvendi.

Pas publikimit të kësaj bisede, Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska ka reaguar përmes publikimit të një statusi në profilin e saj zyrtar në të cilin e komenton përmbajtjen e bisedës. Ajo thotë se inçizimi e tregon dallimin mes LSDM-së dhe VMRO-së dhe se LSDM ka kërkuar të mos vidhet përkundër VMRO-DPMNE-së që ka kërkuar të vidhet vota.

“Si duket pak kanë fluturuar. Edhe vet po tregojnë sa nuk jemi të njëjtë. ‘Bomba’ vetëm e dëshmoi dallimin mes neve dhe atyre: ata kërcënojnë, ne kërkojmë të votohet në mënyrë principiele, ata vjedhin ne kërkojmë të mos vidhen zgjedhjet. Të pranohet fitorja ndershëm dhe në mënyrë principiele. Për fat të keqë, asgjë nuk kishin të shenjtë dhe shtetin e turpëruan me tre rinumërime në zgjedhjet lokale 2013. Mundeni edhe një herë të vërtetoni: nuk jemi të njëjtë”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.

Ndryshe, për zgjedhjet lokale të vitit 2013 ku pati disa rivotime në Qendër, Kumanovë dhe Strumicë zhvillohen edhe disa procese gjyqësore të inicuara nga Prokuroria Speciale Publike nën emrin e koduar “Titanik”.

Marketing