Zv. kryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot tha se anëtarësimi në NATO është çështje javësh dhe askush nuk ka dyshim se vendi de fakto funksionon si vende anëtare e Aleancës. Ajo theksoi se e kemi marrë ftesën shumë shpejt dhe me sukses kemi përfunduar procesin e bisedimeve, dhe se asnjë vend anëtare nuk ka hapur ndonjë kontest për ratifikimin e protokollit.
Shekerinska gjithashtu tha se ratifikimi i protokollit për anëtarësim të vendit në NATO por rrjedh më mirë se që është pritur dhe shumë shpejt, dhe se kjo është shumë e rrallë për çdo vend tjetër anëtare.
“Në ratifkimin e protokolleve të këtilla gjithmonë ka faktor ‘x’. Është e mjaftueshme të shikoni se çfarë po ndodh në Itali dhe Shpani e mundësitë e zgjedhjeve të parakohëshme, dhe të shikoni se këtu planifikimet nuk ndihmojnë shumë. Për ne është lajm i mirë kur dëgjuam se është bërë marrëveshje për qeveri të re në Itali, dhe shpresojmë që kjo do të thotë që Kuvendi shumë shpejtë do të jetë aktiv dhe do të vazhdojë ratifikimin”, u shpreh Shekerinska.
Shekerinska shtoi se Britania e Madhe gjithashtu ka disa trazira politike.