Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska gjatë fjalimit të saj në konferencën e sotme për media, për shkak të zyrtarizimit të anëtarësimit të RMV-së në NATO, vuri theks të veçantë në çështjen e sigurisë që do ketë shteti jonë, pasi që sipas saj në këtë aleancë euroatlantike sigurohet jeta e milijarda njerëzve nëpër gjithë botën.
“Urime të gjithëve. Nga sot hyjmë nën ombrellën e sigurisë kolektive të aleancës euroatlantike e cila mbron milijarda njerëz nëpër botë. Këtë ditë e presim pothuajse 30 vite. Në disa momente mendonim se ky qëllim do të ngel i paaritur. Mirëpo, treguam se kur dëshiron, mundesh edhe të pamundurën të bësh të mundur”, theksoi Shekerinska.