Autostrada “Ibrahim Rugova”, pjesa nga Prizreni në drejtim të Suharekës, është bllokuar për qarkullim automjetesh, raporton IndeksOnline.
Shkak është shembja e dheut si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe shiut dhe një aksident i ndodhur pikërisht në atë vend.
Shoferët kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh, ndërsa kërkohet intervenim për të zhbllokuar rrugën.