Shembet një pjesë e tavanit në shkollën e mjekësisë në Manastir, lëndohet një nxënëse

Në shkollën e mesme të mjekësisë në Manastir është shembur një pjesë e tavanit dhe është lënduar një nxënëse.

Marketing

Komuna e Manastirit njoftoi se është në dijeni për incidentin, ndërsa thonë se kryetari Zoran Konjanovski ka kërkuar përgjegjësi nga drejtoresha Natasha Ilieva.

“Komisioni ka përgatitur raport në të cilin është konstatuar situata, ndërsa kryetari Konjanovski ka kontaktuar me familjen e nxënëses së lënduar, ku është njoftuar se nxënësja është e frikësuar dhe ndodhet me prindërit e saj në spitalin klinik, ku janë duke u bërë analizat për shkak të dhimbjes së krahut. Konjanovski, vazhdon të jetë në kontakt me familjen, dhe ka kërkuar përgjegjësi nga drejtoresha Natasha Ilieva, për shkak të mosmarrjes së masave me kohë dhe për mosraportimin e rastit”, thonë nga komuna e Manastirit.

Marketing