Shëndeti i fëmijes, pesë menyra për të luftuar gripin dhe temeraturën

Sigurisht që parandalimi është mënyra më e mirë, megjithatë ndonjëherë kur vjen puna tek fëmija kjo duket se është gati e pamundur.

Marketing

Atëherë si duhet të veprojmë?
Duke provuar disa mënyra natyrale, ta qetësoni fëmijën sipas mënyrave që nuk kërkojnë përdorimin e një medikamenti.
• E fuqizoni imunitetin e tyre me ushqime dhe barishte. Sasia e madhe e vitaminës C, futja e hudhrës në dietën e fëmijës si edhe çajrat do të jenë tepër të rëndësishme për imunitetin e fëmijës.
• Kujdes me fluturimet në avion. Kabinat e tyre janë plot me bakterie si edhe presioni ndryshon duke ndikuar edhe në aparatin e frymëmarrjes. Nëse do t’ju duhet të udhëtoni, i jepni fëmijës disa ditë më parë sa më shumë vitamina dhe sa më shumë gjumë. Evitoni fluturimet në kohë virozash.
• Kujdes me higjenën e shtratit të fëmijës. Sidomos në kohë virozash është shumë e rëndësishme të mbahen larg bakteriet, për këtë arsye çarcafët duhet të ndërrohen dhe lahen sa më shpesh të jetë e mundur. Gjithashtu koka e fëmijës duhet të vendoset më lart se trupi. Mbani nën kontroll lagështinë e ajrit të dhomës.
• E mbani fëmijën brenda shtëpisë. Nëse është kohë virozash fëmija duhet të mos vendoset në kontakt me fëmijët e tjerë. Kjo duhet të ndodhë nga momenti që tek ai shfaqet temperatura e parë. Kështu do të evitoni përhapjen e virusit edhe tek fëmijët e tjerë dhe përkeqësimin e situates.
• Fëmija duhet të pijë sa më shumë lëngje të ngrohta. Ky duhet të jetë veprimi i parë që duhet t’i bëhet fëmijës. Që në momentin që ai do të zgjohet nga gjumi dhe deri në momentin që do të flejë, duhet të pijë shpesh herë lëngje. Nëse ka mbushur moshën e lejuar mund të përdorni edhe mjalt brenda tyre.