Ballina Lajme Shqipëri Shëngjini në flakë, zjarri arrin pranë resorteve, shkrumbon lokalin në plazh

Shëngjini në flakë, zjarri arrin pranë resorteve, shkrumbon lokalin në plazh

Situata me zjarret që vijojnë të djegin prej mbrëmjes së djeshme sipërfaqe pyjore në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, është përkeqësuar mesditën e sotme.

Marketing

Flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë, i janë afruar restoreve dhe njësive turistike në zonë. Rreth orës 14:30 flakët kanë zbritur edhe në bregdet duke djegur çadra plazhi dhe një “beach-bar”.

Zjarrfikësit, Forcat e Armatosura por dhe banorë e punonjës të resorteve po punojnë për të izoluar flakët që kanë vendosur në rrezik serioz godinat hoteliere.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN, shihen pushues me çanta e valixhe në krah që largohen nga resortet turistike, ndërsa flakët avancojnë edhe për shkak të bimësisë së dendur në zonë.

Marketing
Exit mobile version