Shënimi i Ditës së ARM-së, kreu shtetëror para MB-së

Në prani të kreut shtetëror dhe ushtarak, përfaqësues të korit diplomatik dhe personalitete të tjera me renome sot para Ministrisë së Mbrojtjes do të mbahet ceremonia qendrore me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Fjalime të tyre do të kenë presidenti i shtetit dhe komandanti suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Presidenti me Dekoratë për shërbime ushtarake do t’i dekorojë batalionin e parë të mekanizuar të këmbësorisë nga brigada e parë e mekanizuar e këmbësorisë dhe batalionin për lidhje, ndërsa do të lexohen edhe urdhra për avancimin të eprorëve në akte më të larta të oficerëve, do të ndahen pllakate, distinktivë, mirënjohje për bashkëpunëtorë dhe organizata me të cilat bashkëpunojnë MB-ja dhe ARM-ja.

Në ceremoninë nga ana e ministres Shekerinska dhe shefit të SHM së ARM-së gjeneralnënkolonel Metodija Veliçkovski janë ftuar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministra në Qeveri, deputetë në Parlament, ish-ministra të Mbrojtjes dhe shefa të SHM të ARM-së, gjeneralë të pensionuar të ARM-së, ambasadorët e atashetë ushtarakë të akredituar në Republikën e Maqedonisë, mysafirë të lartë nga shumë institucione.

Marketing