Shenja për ndalimin e shamisë në shkollën e Gjakovës, reagon BIK

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar ashpër për shenjën për ndalimin e shamisë të vendosur në Shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

Sipas BIK, ky veprim “e trajton mbulesën e femrës sipas parimeve islame si një veprim ordiner”.

Nga ky institucion fetar kanë kërkuar anulimin e Nenit të Udhëzimit Administrativ, që e parasheh këtë ndalesë.

“Një trajtim i tillë i parimeve fetare është mendësi e së kaluarës moniste. Mësimet e parimet fetare nuk dëmtojnë e nuk rrezikojnë shoqërinë, përkundrazi edukojnë, mësojnë e fisnikërojnë. Ky është qëllimi i besimit, e në këtë kontekst duhet parë edhe mbulesën e femrës myslimane.

Për të mos na u përsëritur situata të tilla, kërkojmë edhe njëherë nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, që ta anulojnë nenin 3 paragrafi 1 pika 1.13 të Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 06/2014, të cilin e konsiderojmë si burim të këtyre akteve e veprimeve që krijojnë situata të tilla”, thuhet në reagim.

Marketing