Ballina Sport Shënohen 6 gola, por nuk ka fitues në ndeshjen Serbi-Kamerun

Shënohen 6 gola, por nuk ka fitues në ndeshjen Serbi-Kamerun

Serbia ka ndarë pikët me Kamerunin në një barazim të mbyllur 3-3, duke ndërlikuar edhe më tej tashmë kualifikimi.

Edhe pse pësoi gol në fillim, Serbia arriti të përmbysë gjithçka duke realizuar 3 herë. Megjithatë, në mesin e pjesës së dytë, kombëtarja ballkanase mendoi se gjithçka ishte mbyllur dhe 3 pikët ishin të sigurta, por nuk ndodhi kështu.

Marketing

Në një aksion pa pretendimi, i cili u mendua fillimisht si pozicion jashtë loje, Aboubakar realizoi golin që e çoi rezultatin në 2-3 në minutën e 63-të. Vetëm 3 minuta më pas, i njëjti lojtar dhuroi një asist me portën e boshatisur për Choupo-Moting, i cili barazoi rezultatin, i cili mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit.

Më shumë se dy ekipeve që u përballën në mesditë, ky barazim i shkon për shtat Zvicrës, e cila ka 3 pikë dhe do të ndeshet me Brazilin, ndërsa në takimin e fundit në grup ndaj Serbisë do t’i mjaftonte vetëm një barazim edhe nëse do të mposhtej nga “Seleçao”.

Marketing
Exit mobile version