Shënohet 23 Tetori, Dita e Luftës revolucionare e Maqedonisë

Në Republikën e Maqedonisë sot shënohet 23 Tetori – Dita e Luftës revolucionare të Maqedonisë. Me këtë rast, një delegacion qeveritar i kryesuar nga ministri pa dikaster për rregullativë për përmirësim të klimës investuese për ndërmarrjet vendore Zoran Shapuriq do të vendos lule në përmendoren e Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit në Shkup.

Marketing

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë, i kryesuar nga nënkryetarja Frosina Tashevski-Remenski, në përbërje të të cilit Dime Vellkovski dhe Zhaklina Peshevski, do të vendos lule në përmendoren e Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit në Shkup. Formimi i VMRO-së nënkupton fillimin e lëvizjes të organizuar maqedonase revolucionare që përmes Ilindenit në vitin 1903 dhe Republikës së Krushevës, përmes LNÇ-së rezulton me krijimin e shtetit modern të pavarur të Maqedonisë.

Marketing