Shënohet 23-vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis SHBA-së dhe Maqedonisë

Në Galerinë nacionale Hamani i Daut Pashës dje u organizua pritje me rastin e 23-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë në organizim të Alumni asociacionit të Maqedonisë dhe Amerikës (AAMA).

Marketing

Siç njoftuan nga AAMA në ngjarja kanë marrë pjesë mbi 100 anëtarë të organizatës dhe mysafirë të tjerë. Të pranishmit i përshëndetën kryetari i AAMA-së, Misho Dokmanoviq dhe ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli.

Sipas Dokmanoviqit, SHBA-ja dhe Maqedonia asnjëherë nuk kanë qenë më afër, ndërsa miqësia jonë asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme. Duke u përqendruar në rolin e AAMA-së në shoqërinë e Maqedonisë, potencoi se organizata ka mbi 160 anëtarë të cilët japin kontribut kyç në shkencë, mjekësi, arsim, art dhe bashkësinë afariste të Maqedonisë.

“Ambasadori Bejli e potencoi rëndësinë e programeve për këmbim, rolin e individëve dhe përvojat personale në zhvillimin e marrëdhënieve midis shteteve. Në kontekst të marrëdhënieve bilaterale, ai theksoi se asgjë nuk do ta bëjë më të lumtur nga momenti kur do ta shohim flamurin e Maqedonisë në Bruksel para selisë së NATO-s, në vendin të cilin Maqedonia në mënyrë të plotfuqishme e meriton”, thuhet në kumtesën e AAMA-së.

Alumni asociacioni i Maqedonisë dhe Amerikës paraqet shoqatë të pjesëmarrësve në programet për këmbim akademik, përsosmëri profesionale dhe zhvillim të karrierës të sponsorizuar nga Qeveria e SHBA-së, e formuar në vitin 2000.

Marketing