Shënohet Dita e Doganave

Drejtoria Doganore sot në mënyrë tradicionale do të shënojë festën e saj më 14 prill.

Marketing

Me këtë rast do të mbahet një solemnitet në të cilin do të mbajnë fjalim kryeministri Zoran Zaev, zëvendëministrja e Financave Shiret Elezi dhe drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski.

Në këtë event do të prezantohet koncepti i ri i “doganës digjitale” dhe raporti Vjetor i punës së Drejtorisë Doganore në vitin 2018, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të vendit, Qeverisë, ministrive, korit diplomatik. kolegiumit të Drejtorisë Doganore dhe përfaqësues të të gjithë doganierëve.