Shënohet kryengritja e Krushevës me valle shqipe dhe maqedonase

Qeveria e Maqedonisë sot do të shënojë 2 gushtin – Ditën e kryengritjes revolucionare të Krushevës të vitit 1903.
Manifestimi qendror do të mbahet në Gurin e Ariut (Meçkin Kamen) në Krushevë.

Marketing

Në këtë manifestim fjalimin kryesor do ta mbajë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa më pas është planifikuar program festiv kulturo-muzikor.

Manifestimi do të hapet nga ansambli shtetëror “Tanec”, ndërsa pas saj do të defilojë me programin e saj edhe shoqëria kulturore – artistike “Emin Duraku” nga Shkupi.
Program do të mbyllet nga kori i përzier i Krushevës.

Marketing